23:59 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Allegri befason të gjithë: Ne fituam sot, por Napoli favorit për titull!

Massimiliano Allegri ka befasuar me deklaratën pas fitores ndaj Napolit.

Trajneri i Juventusit ka thënë se fitorja ndaj napolitanëve ishte e bukur, por ata janë favoritë për titull.

“Ishte një test i mirë për ne. Djemt ishin në formë të lartë, sidomos në mbrojtje. Ne dhamë shumë për të marrë një fitore të bukur. Ta mposhtësh Napolin nuk është lehtë, kjo tregon se pse ne jemi të parët që i mposhtëm. I bëj komplimente Napolit për lojën e bukur që bëjnë, ata janë ende favorit për titullin” ka thënë Allegri./Indeksonline/