20:38 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kane apo Higuain, mësoni kë zgjedh Allegri!?

Skuadra e Juventusit do të takohet me Tottenham Hotspur, nesër nga ora 20 e 45.

Trajneri, Masimiliano Allegri dhe mbrojtësi Giorgio Chiellini ishin të pranishëm në konferencë për shtyp duke folur për kundërshtarin Tottenham, transmeton IndeksOnline.

Masimiliano Allegri: Është një garë e balancuar në mënyrë të barabartë dhe ne duhet t’i qasemi asaj me nivelin më të lartë të përqendrimit. Higuain apo Kane? Sigurisht që do ta zgjedhja Pipitan si numrin 9 edhe pse Kane është një sulmuesi i klasit të lartë. Ne duhet të bëjmë lojë të mirë dhe teknike. Niveli fizik mund të mos jetë mënyra më e mirë për ta mposhtur Tottenhamin. Ne do të mundohemi t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit. Stefano mund ta zë pozitën e Matuidit në mesfushë, pasi ka atribute të ngjashme, por unë kam në dispozicion edhe Marchision. Nesër do të vendos kush luan në këtë pozitë.

Giorgio Chiellini: Harry Kane është një lojtar i plotë, por jo vetëm pse shënon gola, ai lidhet shumë mirë edhe me pjesën tjetër të ekipit, ai është një talent i rrallë. Spurs nuk kanë vetëm Kanen. Ne tani jemi në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve dhe çdo ndeshje është një sfidë për ne, por duhet të presim deri nesër. Objektivi ynë është ta mbajmë portën të paprekur.

/IndeksOnline/