75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Allegri donte ta zëvendësonte Ronaldon, por ja çfarë ndodhi

Juventus shënoi fitore të lehtë me rezultat 2-0 në ndeshjen kundër Bolognas me golin e Dybala dhe Bernandeschit.

Në listën e realizatorëve nuk është shënuar emri i Cristiano Ronaldos i cili nuk arriti ta gjejë rrjetën përkundër shumë përpjekjeve, shkruan indeksonline.

Në një intervist pas ndeshjes, Allegri ka bërë të ditur se provoi ta zëvendësoj portugezin për të qenë më i freskët për ndeshjen e fundjavës kundër Napolit.

Por pesë herë futbollisti më i mirë në botë nuk pranoi pasi ishte i etur për të shënuar.

“Unë kisha për të zëvendësuar atë, por ai ka mbetur në fushë, sepse ai ishte e vendosur për të shënuar. Cristiano luajti një lojë të mirë”, ka thënë Allegri.

Ronaldo ka shënuar tri gola në gjashtë paraqitje në Serie A me fanellën e Juventusit. /IndeksOnline/