23:52 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Allegri flet pas ndeshjes me Manchesterin, tregon pikën e fortë

Massimiliano Allegri beson se Juventus është duke mësuar si të godasë në kohën e duhur dhe ka kontrolluar tempin në fitoren 1-0 ndaj Manchester United.

Bardhezinjtë kanë dominuar në Old Trafford dhe mund të kishte shënuar më shumë, gjithsesi ishte goli i Dybala që i dha tre pikët ndaj United.

“Ndaj Genoa-s e lamë lojën shumë herët dhe u ndëshkuam. Këtë mbrëmje nuk lejuam shumë hapësira, por duhet të ishim treguar më të shpejtë në kundërsulm dhe në këtë aspekt duhet të përmirësohemi.

“Gjithsesi, ishte një paraqitje  e mirë e ekipit dhe e merituam fitoren.

“Fituam shumë topa në ajër, Alex Sandro luajti një ndeshje të thjeshtë dhe bëri shumë mirë në mbrojtje.

“Ne kontrolluam tempin në pjesën e parë dhe mund të kishim shënuar më shumë gola por kemi gabuar në pasimin e fundit.

“Kemi pasur një rritje konstante si ekip dhe si klub. Ndeshjet duhet të lexohen pasi ndryshojnë nga njëra-tjetra. Nuk e lexuam mirë ndeshjen ndaj Genoa-s, por këtë mbrëmje vërtetuam se mund ta lexojmë mirë ndeshjen dhe shënuam në kohën e duhur.”