15:39 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Allegri konfirmon nëse CR7 dhe Dybala do të luajnë ndaj Bolognas

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala do të luajnë ndaj Bolognas nesër.

”Zonja e Vjetër” ka një orar të ngjeshur tutje, derisa takohet me Napolin më pas të shtunën dhe më pas është nikoqir i Young Boys në Champions League.

Në sezonet e fundit me Real Madridin, CR7 është pushuar në fillim të sezonit për të qenë në dispozicion për fazën tjetër të sezonit.

Megjithatë, ai do të luajë nesër, transmeton IndeksOnline.

”Ronaldo nuk do të luajë ndaj Young Boys të martën”, tha Allegri duke iu referuar kartonit të kuq të Ronaldos ndaj Valencias.

”Ne jemi në fillim të sezonit, ai është mirë fizikisht dhe ka nevojë të luajë dhe të shënojë, kështu që nesër ndaj Bolognas do të luajë”.

”Dybala? Po, ai do të luajë. Ai ka nevojë për këtë”, u shpreh Allegri./IndeksOnline/

Image result for allegri