Allegri: Mos e masakroni Dybalan!
Massimiliano Allegri i ka kritikuar mediat për qasjen e tyre ndaj Paulo Dybalas.
Trajneri italian ka thënë se mediat po tentojnë ta masakrojnë atë.
“Nëse nesër luan dhe nuk bën lojë të mirë, ju jeni të parët që e masakroni. Nëse nuk luan fare, prapë jeni ju ata që jeni të tillë ndaj tij. Ai nuk luajti, sepse kam bërë disa zgjedhje teknike.
Cilësitë e tij askush nuk i konteston, por kam vetëm 11 lojtarë që duhet të startojnë nga fillimi. Për fat të mirë, ne tani luajmë çdo tre ditë. Paulo duhet të gjejë vendin e duhur” ka thënë Allegri./Indeksonline/