12:07 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Allegri paralajmëron futbollistët e tij për CR7

Të gjithë lojtarët e Juventusit duhet të tentojnë ta kopjojnë Cristiano Ronaldon.

Kështu të paktën mendon trajneri i Juventusit, Max Allegri, pas fitores së djeshme kundër SPAL-it në Serie A.

Kjo e largon Juventusin nëntë pikë larg vendit të dytë, të cilën e mbanë Napoli.

Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridit në verë dhe i ka ndihmuar skuadrës ta ketë një fillim pa humbje në kampionat, transmeton IndeksOnline.

ROnaldo

Ronaldo shënoi një gol në këtë fitore, dhe Allegri dëshiron që lojtarët e tij të marrin mësim nga Ronaldo.

”Nuk ishte e lehtë. Lëvizjet e Ronaldos ishin brilliante. Ne të gjithë të përmirësohemi në këtë aspekt”.

”Pra, duhet të jemi në gjendje të mendojmë para lëvizjes së radhës”, tha Allegri./IndeksOnline/