08:45 / E Diele, 21 Tetor 2018

Allegri reagon pas barazimit: Mendjet i kishim te Man Unitedi

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri ka reaguar pas barazimit të skuadrës së tij përballë Genoas.

Dje, Juventusi nuk ia doli që ta vazhdojë ecurinë e fitoreve në Serie A, duke u ndalur në shtëpi nga Genoa.

”Zonja e Vjetër” e dominoi ndeshjen, por mysafirët u treguan të saktë nga një rast me Daniel Bessan për t’i barazuar shifrat, transmeton IndeksOnline.

”Ishte shumë e thjeshtë, ne e lëshuam ndeshjen. Genoa bëri një ndeshje mjaft mirë. Në vend se të shënonim golin e dytë, ne e pranuam atë të barazimit”.

”Kjo nuk dueht të ndodhë sepse Scudetto fitohet dhe humbet në ndeshje të tilla. Në pjesën e dytë, mendjet e lojtarëve ishin te Manchester Unitedit dhe ne ishim të ‘përgjumur”.

”Pas golit të barazimit ne nuk ishim aspak të koncentruar. Kjo nuk duhej të ndodhte”, tha Allegri për Sky Sport Italia./IndeksOnline/

Mos i humb