17:56 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Allegri: Shorti me Realin? Vështirë do ta kemi me Spalin!

Massimiliano Allegri nuk ka thënë shumë fjalë për shortin e Ligës së Kampionëve. Trajneri i Juves ka deklaruar se vëmendja e tij është tek ndeshja me Spal.

“Mendja ima është te ndeshja me Spal. Ata kanë marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe nuk do ta kemi të lehtë. Këtë ndeshje Spal ndoshta e pret një herë në 50 vite, ata po luftojnë për shpëtim, vështirë do të jetë.

Kampionati nuk është i mbyllur, kemi 4 pikë avantazh, por prapa një kundërshtarë të fortë siç është Napoli.

Real Madridi? Jam i lumtur me shortin, na presin dy lojëra të mëdha. Na duhet pak fat për të kaluar tutje” ka thënë Allegri./Indeksonline/