15:25 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Allegri synon ta befasojë Mourinhon me këtë sistem

Juventusi mund të luajë me sistemin, 4-4-2 kundër Manchester Unitedit në ”Old Trafford” sonte, gjithnjë sipas mediave.

”Zonja e Vjetër” ka vetëm tre mesfushor qëndror të gatshëm për ndeshjen e sontme, pasi Emre Can dhe Sami Khedira janë të lënduar.

Gazzetta dello Sport dhe CdS shkruajnë se trajneri, Maxi Allegri do të provojë me sistemin, 4-4-2, transmeton IndeksOnline.

Kështu, në qendër të mesfushës do të luanin Miralem Pjanic dhe Rodrigo Bentacur, me Juan Cuadradon në krahun e djathtë.

Image result for PJANIC BENTANCUR

Gazzetta shkruan se Blaise Matuidi do të mund të luante në krahun e majtë, derisa opsion është edhe Federico Bernardeschi.

Përveç sistemin, 4-4-2, TuttoJuve shkruan se Allegri e ka në mendje edhe sistemin, 3-5-2.

Trajneri italian konfirmoi në konferencë se do të luajë me katër mbrojtës, por deri në publikimin e formacioneve, Allegri mund të ndryshojë mendje.

Dhe në qendër të sulmit, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo do të luajnë nga minuta e parë.

Image result for dybala ronaldo

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Pjanic, Bentancur, Matuidi; Dybala, Ronaldo./IndeksOnline/