22:33 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Allegri: Të mos luajmë ”përgjumur” sikur ndaj Man Unitedit

Max Allegri konfirmon se Juventusi dëshiron t’i fitojë të gjithë titujt këtë sezon.

”Zonja e Vjetër” përballet me Valencian në Champions League nesër në kërkim të kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.

Dhe trajneri italian ka folur përkrah Joao Cancelos në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

”Ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit, nga tani deri më 29 dhjetor, do të përballemi me Interin, Romën, Fiorentinën dhe Atalantan”.

”Në Champions League, nuk kemi asgjë të sigurtë. Nesër dua ta sigurojmë vendin e parë, por Valencia është në formë të mirë”.

”Nesër ata mund t’i mbajnë gjallë shpresat për kualifikim, dhe ne nuk duhet të luajmë sikur ndaj Man Unitedit”, tha Allegri./IndeksOnline/