23:59 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Almeda Abazi ankohet për burrin e saj: Luan nonstop Playstation

Çifti i njohur, Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi janë shumë të pëlqyer dhe të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.

Ata shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke treguar se si është jeta e tyre në ditët e zakonshme.

Dyshja së fundi ishin të ftuar në ‘Kanal D’, shkruajnë mediat turke.

Gjatë intervistës bukuroshja shqiptare u ankua për burrin e saj turk ku tregon se gjatë gjithë kohës ai luan Playstation dhe thotë se kjo gjë e acaron shumë.

“Tolgahan luan gjithë ditën playstation, e kuptova që nuk heq dorë dhe ndava katet”, u shpreh Almeda.

Ndërsa Tolga iu kthye: “Ka shumë vende në shtëpi ku mund të qëndrosh”.

Pas Almedës, u ankua edhe ai ku tregoi se ajo bën namin nëse ai bën rrëmujë.

“Shtëpia jonë është shumë e pastër, por sikur të lë edhe gotën e çajit pranë divanit, Almeda bën namin”, tregoi aktori.

“Tolga është kaq rrëmujaxhi. E provon një bluzë dhe e lë aty”, ka përfunduar ajo.