14:55 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Alternativat e Barçës për ta zëvendësuar Messin

Lëndimi i Lionel Messit është lajm i keq për Barcelonën dhe punë shtesë për Ernesto Valverden.

Trajneri duhet ta gjejë një zgjidhje që ta zëvendësojë të ”pazëvendësueshmin”, duke filluar me ndeshjet e kësaj jave – ndaj Interit dhe Real Madridit.

Nuk ka asnjë lojtar që mund ta bëjë atë që mund ta bëjë Messi, kështu që e gjithë skuadra duhet ta zëvendësojë atë. Ka shumë opsione për ndryshime në formacion, transmeton IndeksOnline.

Image result for coutinho

Coutinho – ta marrë kontrollin

Braziliani, pa dyshim, është lojtari, i cili duhet ta marrë rolin e Messit në fushë. Cou e ka treguar se di mjaft mirë si të lidhet me mesfushën, dhe ai duhet t’i tregojë cilësitë e tij këto javë.

Opsionet ofanzive

Ousmane Dembele, ose madje Malcom, janë opsionet që Valverde i ka në dispozicion. Francezi ishte ai që zëvendësoi Messin pas lëndimit të tij në ndeshjen ndaj Sevillas.

Paraqitje e tij ishte jo konsistente dhe tifozët në stadium shprehën frustrimin e tij.

Opsionet defanzive

Nëse Valverde vendosë që të luajë me katër mesfushorë, atëherë zgjidhja mund të jetë Arturo Vidal. Prezenca e kilianit do ta ndryshonte sistemin në 4-4-2.

Image result for arturo vidal

Në këtë mënyrë, sulmi do të mbetej në duart e Coutinhos dhe Luis Suarez. Sergi Roberto ose Rafinha mund të përdoreshin gjithashtu në mesfushë./IndeksOnline/