16:10 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Alush Gashi: Pavarësia akademike dhe financiare e Universiteteve është prioritet i Kryeministrit Hoti

Përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë ofruan argumente për domosdonë e themelimit të Universitetit të Mjekësisë..

Aktualisht në kuadër të Universitetit të Prishtinës zhvillohen këto programe: Mjekësia e përgjithshme, stomatologjia, infermieria, fizioterapia, mamia, farmacia.

Themelimi i Universitetit të Mjekësisë do të kontribuonte në përmirësim dhe avancim të procesit mësimor, shëndetësor dhe shkencor. Në takim në emër të Kryeministrit ishte profesor Alush Gashi, nga Kuvendi ishte deputeti Bekim Haxhiu dhe përfaqësues të Zyrës Ligjore të MASHT dhe këshilltar të Ministrit Lekaj.

Pritet që ditëve në vijim Ministri Lekaj të merr vendim lidhur më kërkesë të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Fakulteteve të Shkencave Teknike.

Në rasat të miratimit vendimi së bashku më statut përcillet në Qeveri dhe pastaj në Kuvend. Lidhur më këtë Profesor Alush Gashi, deklaroj së ishte pjesëmarrës në një takim të ftuar nga MASHT ku dëgjoj përfaqësuesit te Fakultetit të Mjekësisë lidhur më arsyesh mërin për themelim të Universitetit të Mjekësisë.

Takimi i sotëm është riaktivizim i kërkesës së kamotshme të Fakultetit të Mjekësisë. Kërkesa është imperativ i kohës dhe si e tillë mund të fitoj mbështetje. Më këtë rast Ju përkujtoj së strukturimi i arsimit të lartë dhe pavarësia akademike dhe financiare është prioritet i Kryeministrit Hoti.