75 Mall Live Search
16:09 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Z S

U promovua në Prishtinë përmbledhja poetike kroato-shqiptare “Shtigje të Panjohura” e autorit Nedjeljko Špilek

Në ambientet e Amfiteatrit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë u mbajt promovimi i përmbledhjes poetike kroato-shqiptare “Shtigje të Panjohura”, vepër e poetit kroat Nedjeljko Špilek, në një aktivitet që mblodhi dashamirës të letërsisë, poetë dhe personalitete të jetës kulturore.

Promovimi u organizua nga KNKUB Poetry, duke sjellë para publikut një vepër që ndërton ura komunikimi dhe mirëkuptimi mes kulturës kroate dhe asaj shqiptare përmes poezisë.

Të pranishmit patën rastin të njihen më nga afër me krijimtarinë e autorit dhe me mesazhet artistike që përcjell përmbledhja “Shtigje të Panjohura”, e cila paraqet një bashkim të ndjeshmërive poetike dhe të vlerave kulturore të dy popujve.

Pas promovimit, edhe një pritje solemne të organizuar në restorantin “Hani i 2 Robertëve”, si mundësi për bashkëbisedime dhe shkëmbim përvojash mes krijuesve dhe dashamirësve të poezisë.