13:40 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Alvini tregon tmerrin në Siri: Mami vdiq pranë meje

Vogëlushi 11-vjeçar Alvin Berisha ishte sot para hetuesve, në praninë e një psikologu. Ai deklaroi para tyre se e ëma ka vdekur nga bombardimet, duke shtuar se e gjithë kjo ka ndodhur para syve të tij.

“Nëna ime ka vdekur nga bombat, unë isha pranë saj”. Kjo ishte ajo që deklaroi vogëlushi para hetuesve.

11-vjeçari shqiptar u kthye në Itali më 8 nëntor, pasi nëna e tij xhihadiste e dërgoi në Siri në vitin 2014.