21:27 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Amabasadori Zemaj: Ëndërra e Beogradit për ripushtim të Kosovës është e skaduar

Astrit Zemaj, Ambasador për BE dhe i ngarkuar me punë i Ambasadës së RKS në Bruksel, ka thënë se kërcënimet serbe ndaj NATO-s dhe Kosovës më tepër janë deklarata boshe.

Zemaj tha se ëndrra e mbetjeve të ish regjimit të Millosheviçit në Beograd për ripushtimin e Kosovës është e skaduar, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Kërcënimet serbe ndaj NATO-s dhe Kosovës më tepër janë deklarata boshe që shprehin maninë për faktorizimin e tyre në Evropën Juglindore, si dhe nevojën për konsum politik të mbrendshëm, sepse realisht ëndrra e mbetjeve të ish regjimit të Millosheviçit në Beograd për ripushtimin e Kosovës është e skaduar.

Ajo përfundimisht është fundosur me kapitullimin pa kushte para forcave aleate të NATO-s në vitin 1999, dhe nga viti 2008 me Republikën e Kosovës shtet sovran dhe e pavarur.

Bruksel, 12.11.2020