21:53 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Amaneti prekës që Gani Dreshaj ia la vajzës së tij (Video)

Gani Dreshaj i ka emocionuar mijëra njerëz në fjalimin në tubimin përmbyllës në Istog.

Kandidati i AAK-së është betuar para istogasve se do t’i mbajë premtimet për t’i hapur 3000 vende të punës, 2000 për femra e 1000 për meshkuj.

Këtë premtim e la edhe amanet tek familja e tij nëse nuk do të jetë gjallë. Për këtë iu drejtua vajzës së tij, Rinës e cila ishte e pranishme në sallë.

“Kush është i aftë për punë, ka me punu. Unë kom me ju gjet 2000 grave e 1000 burrave. Edhe me vdek, Rina ki me ma kry këtë amanet qika jeme” ka thënë Gani Dreshaj para istogasve.