10:41 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Amazon blen kompaninë e njohur të ruterëve

Amazon ka njoftuar se ka blerë kompaninë e njohur të ruterëve, Eero. Amazon thotë se blerja e Eero do të lejojë kompaninë të “ndihmojë konsumatorët të lidhen më lehtë me pajisjet e zgjuara në shtëpi.

Pajisjet e Eeros janë perfekt për të mbuluar një shtëpi apo apartament të tërë me një sinjal të fortë Wi-Fi.

Duket sikur Amazon planifikon ta mbajë Eero si markën e vet, ashtu siç e ka me Ring dhe Blink.

Detajet e kësaj marrëveshje nuk janë bërë publike nga asnjëra kompani./Indeksonline/