10:13 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Amazon dëshiron që të vendosë asistentin me zë në vetura

Gjiganti teknologjik Amazon  dëshiron që asistentin me zë ‘Alexa’ ta vendosin nëpër vetura.

“Ka më shumë kuptim të përdorësh zërin. Ju dëshironi të mbani duart në timon dhe sytë në rrugë, pra përdorimi i zërit ka më shumë kuptim.”, u shprehë zëvendës-presidenti i Amazon, Ned Curic.

‘Alexa’ do të mund të ndihmonte shumë shoferët me navigacion dhe ndërrim të muzikës, transmeton Indeksonline.

Sipas spekulimeve markat e veturave Audi dhe BMË vetëm se janë pajtuar me këtë propozim.  Pritet më shumë vetura të pranojnë vendosjen e asistentit me zë në spektaklin e veturave elektrike në Las Vegas që mbahet vitin tjetër.

‘Alexa’ është produkti më i suksesshëm i Amazon./Indeksonline/