Asistentët digjital po ndihmojnë njerëzit të jenë në rrjedhë me më të rejat
“Cilat janë lajmet më të reja” është bërë si një lloj refreni për përdoruesit e asistentëve digjital, transmeton Indeksonline.
Pajisjet sikurse Alexa e Amazon, Google Home apo Apple HomePod po japin çdo ditë më shumë përmbledhje të lajmeve për pronarët e tyre. Me këtë njerëzit po mund të jenë në hap me çdo lajmë të ri.
Sipas një studimi, 32% e Amerikanëve i përdorin asistentët digjital. Ndërsa në Amerikë, Britani, Gjermani dhe Korenë Jugore, 44% e njerëzve përdorin asistentët digjital për të marrë lajmet më të fundit. /Indeksonline/