12:59 / E Hënë, 13 Janar 2020

“Amazon”-i dhuron 1 milion dollarë për Australinë

Drejtori i përgjithshëm i “Amazon”-it, Jeff Bezos, njëriu më i pasur në botë, ka dhuruar 1 milion dollarë për Australinë.

Që nga shtatori, zjarret kanë shkaktuar kaos vdekjeprurës në të gjithë vendin, duke marrë jetën e të paktën 27 njerëze dhe duke vrarë më shumë se një miliard kafshë, shkruan Indeksonline.

Jeffi e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram.

“Zemrat tona janë me australianët, teksa ata përballen me zjarre shkatërruese. “Amazon”i po dhuron 1 milion dollarë”, ka shkruar ai.

Bezos gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të tij të kontrollojnë një postim në blogun e  Amazon, duke shpjeguar sesi blerësit mund të dhurojnë për krizën duke blerë artikuj të caktuar./Indeksonline/