16:48 / E Martë, 02 Tetor 2018

Amazon e rrit pagën minimale për punëtorë, 15 dollarë një orë pune

Duke filluar më 1 nëntor, Amazon do të paguajë gjithë punonjësit të saj ne një pagë minimale prej 15 $ një orë. Kjo do të vlejë për 250 mijë punëtorë të rregullt dhe 100 mijë sezonalë që janë të lidhur me punë në Amazon.

Amazon ka thënë gjithashtu se do të lobojë për një rritje të pagës minimale federale, e cila aktualisht është vendosur në 7.25 dollarë në orë.

Ky vendim i kompanisë vije pas kritikave të vazhdueshme që Amazon ka marrë në senat lidhur me pagesat dhe kushtet e punëtorëve. Pagat për punëtorët e shitjes me pakicë në mesataren amerikane janë 13.20 dollarë.

Kompania ka marrë vendim që paga për punëtorët të rritet edhe në Britani të Madhee cila nga 8.50 funta, do të rritet në 10.50 funta në orë.

Amazon nuk është e vetmja kompani që do të rrisë pagat e saj në dritën e kritikave. Më parë këtë vit, The Walt Disney Company ranë dakord të rrisin pagat për disa nga punëtorët e Walt Disney World në 15 dollarë në orë ./Indeksonline/

Temat: