15:03 / E Enjte, 14 Janar 2021 / C E

“Amazon” kërkon të drejtat televizive të Serie A, bënë ofertë 1.15 miliardë euro

Kompania prestigjioze botërore “Amazon” mund të fitojë të drejtën e transmetimit të kampionatit italian (Seria A).

Gjiganti i teknologjisë digjitale pritet të paraqesë në ankandin e 26 janarit ofertën për 1.15 miliardë eurosh, e cila do të shqyrtohet nga liga italiane.

“Amazon”-i, që njihet në mbarë botën për transmetimin e filmave me pagesë, ka pushtuar sportin duke fituar të drejtën e transmetimit të Premier Ligës, 16 ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, Formula 1, NFL-së, tashmë ka vendosur të konkurrojë hapur dy mediat “Sky” dhe “DAZN”.

Duke parë faktin se stadiumet në Itali dhe në shumë vende të botës janë mbyllur për shkak të COVIDit-it si edhe rënies së investimeve në futbollin italian, Seria A mund të detyrohet t’i besojë “Amazon”-it të drejtën e transmetimit të kampionatit italian për vitet 2021-2024.