10:56 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Ambasada amerikane bën thirrje për punësim gjatë verës në ShBA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka postuar në Facebook një thirrje duke i kërkuar studentëve shqiptarë që t’i bashkohen programit të punësimit gjatë verës në Amerikë.

Në njoftim, ambasada bën me dije se çdo student që po ndjek aktualisht studimet në një universitet të Shqipërisë mund të aplikojë në Programin Veror të Punësimit.

“Studentë universiteti – jeni në kërkim të diçkaje interesante për të bërë këtë verë? A e keni marrë në konsideratë Programin Veror të Punësimit? Është një mundësi e shkëlqyer që studentët të kalojnë pushimet verore në SHBA. Vetëm sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri për vitin e ri shkollor! #PyetAnën ”, thuhet në njoftimin e ambasadës.