18:42 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / AR

Ambasada amerikane në Prishtinë pas vdekjes së Bob Dole: Shërbimi i tij le të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat e reja

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare.

Ai njihej si mik i madh i Kosovës, ku ka luajtur rol të rëndësishëm për krijimin e shtetit të pavarur, shkruan Indeksonline.

Pas vdekjes së tij, ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë një reagim duke kujtuar kontributin e tij në Kosovë si dhe punën për lirinë demokratike në botë.

Ndërsa mbajmë zi sot për humbjen e nëpunësit publik të përjetshëm dhe senatorit të lartë të shtetit Bob Dole, kujtojmë kontributin e tij të domosdoshëm në Kosovë dhe punën e tij për avancimin e lirive demokratike në mbarë botën. Shërbimi i tij le të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat e reja të amerikanëve dhe kosovarëve.🇽🇰 🇺s”, thuhet në reagim./Indeksonline/