14:20 / E Martë, 06 Prill 2021 / OSH

Ambasada amerikane përkrah masat e reja anti-Covid në Kosovë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka shprehur përkrahjen për asat anti-COVID që u miratuan dje nga Qeveria e Kosovës.

Me anë të një njoftimi, Ambasada ka thënë se këto masa janë dëshmuar të efektshme në ndalimin e përhapjes së COVID-19 në vend.

“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Masat e reja do të fillojnë së zbatuari nga dita e nesërme deri me 18 prill./Indeksonline/