10:48 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Ambasada e Britanisë, mirëpret ratifikimin e Demarkacionit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin e Demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, të cilën e ka shpërndarë në llogarinë e tij persona në Facebook edhe ambasadori, Ruairi O’Connell, thuhet se ky është një progres i arritur mes mikut të Britanisë dhe aleatit të NATO-s.

“Urime, Kosovë! Ne mirëpresim progresin e bërë në mes mikut tonë të ngushtë dhe aleatit tonë të NATO-s. Sot mbizotëroi procesi demokratike, pavarësisht përpjekjeve të disa personave për ta prishur atë”, thuhet në këtë deklaratë./Indeksonline/