14:56 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Gjermanisë i jep meritë Arben Vitisë për 6 mijë testet që ia dhuruan Kosovës

Gjermania i ka dhënë donacion 6 mijë teste për Covid-19 Kosovës. Për këtë janë takuar ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt dhe ministri Armend Zemaj.

Ambasada gjermane ka njoftuar se testet janë rezultat e kontakteve të ish-ministrit Arben Vitia.

“Donacioni i testeve për Covid 19 erdhi si rezultat i një kontakti mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që u bë në prill të këtij viti”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Ambasadori gjerman u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen masave dhe institucioneve që të marrin vendimet e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid 19.