17:00 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Ambasada e Kosovës në Gjermani organizoi festë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka organizuar festë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosobës. Mbi 400 pjesëmarrës ishin mysafir në këtë festë, ndër ta pjesmarrës nga institucionet e ndryshme gjermane në nivelin federal dhe të landeve, deputetë të Bundestagut, ushtarakë të Bundesëehrit dhe NATO-s, korit diplomatik dhe dhjetra ambasadave të akredituara në Berlin.

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Astrit Zemaj pati nderin të presë mysafirë të lartë nga Gjermania dhe Kosova.

“Së bashku me kolegët nga Ambasada dhe Konsullatat ne Frankfurt, Minhen si dhe përfaqësusit e Qeverisë së Kosovës të nderojmë me pietet të lartë rrugëtimin për liri, vuajtjet e së kaluarës dhe procesin e shtetformimit të Republikës së Kosovës.

Veçanërisht impresionuese, prezenca miqëve të shumtë që kanë qëndruar pranë nesh nder vite si dhe në rrugëtimin e vazhdueshëm drejt të ardhmes si pjesë e strukturave euro-atlantike dhe anëtarësimit ne mekamizma nderkombtarë dhe në OKB” ka thënë Zemaj.

Mysafirë në këtë organizim ishin edhe zëvëndëskryeministrët, Behxhet Pacolli e Dardan Gashi si dhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti./Indeksonline/