16:17 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ambasada e SHBA-së, pas takimit të Kosnett me Osmanin: Kënaqësi për të uruar atë për pozitën e re

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas takim të sotëm që ka zhvilluar ambasadori Philip Kosnett me kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin, shkruan IndeksOnline.

Në një njoftim thuhet se ka qenë kënaqësi që të urojnë Osmanin për pozitën e saj të re.

Në takim, ata kanë biseduar edhe mundësitë për bashkëpunimin e vazhdueeshëm amerikan me Kosovën.

 “Kënaqësi për t’u takuar me kryetaren Osmani për të uruar atë për pozitën e saj të ri dhe për të diskutuar për mundësitë për bashkëpunimin e vazhdueshëm amerikan me Kosovën”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/