Ambasadorët e Kuintit i shkojnë Haradinajt në zyre
Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për rritjen e taksës nga 10% në 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka ngjallur reagime të shumta.
Për këtë, sot në zyrën e Haradinajt janë parë duke shkuar ambasadorët e huaj në Kosovë, shkruan Indeksoline.
Janë shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ai britanik, Ruairi O’Connelli dhe përfaqësues të ambasadës amerikane që u panë duke hyr në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, dje u raportua se ambasadorët u takuan me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaci. /Indeksonline/