10:30 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ambasadorët e shteteve të Kuintit në takim me Thaçin

Ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë sot në mëngjes kanë pasur një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ata janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, të shoqëruar nga protokolli i Zyrës së Presidentit.

Rritja e taksës nga 10 në 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ka alarmuar shtetet e Kuintit dhe vetë Bashkimin Evropian, telegrafi.

Serbia eksporton në Kosovë rreth 3 për qind të vëllimit të përgjithshëm të eksportit të saj vjetor.