10:40 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Ambasadori amerikan përkujton Masakrën e Reçakut: Do të angazhohemi për të siguruar drejtësi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me një status në Twitter ka përkujtuar masakrën e Reçakut.

Kosnetti ka thënë se qëndrojnë me Kosovën në përkujtim të viktimave, duke rikonfirmuar angazhimin për të siguruar drejtësi, transmeton IndeksOnline.

“Sot ne qëndrojmë me Kosovën, duke nderuar përkujtimin për viktimat e masakrës së Reçakut dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe lehtësim për familjet e tyre dhe të dashurit”, ka shkruar Kosnetti.