09:06 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan në Serbi: Marrëveshja e Washingtonit është një zotim politik, jo një detyrim ligjor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se marrëveshjen e Washingtonit e sheh si një angazhim politik e jo një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Godfrey: Agreement to be based on mutual recognition

Godfrey ka thënë se sheh benefite të mira dhe përparësi të mëdha me ardhjen e Richard Grenellit, emisarit për dialog, dhe Adam Boehlerit, kryetarit DFC-së, në Prishtinë dhe në Beograd.

Ai në një intervsitë për televizionin serb Nova S ka thënë se Washingtoni do të përmbushë premtimet e tij dhe vlerësoi se hapja e se zyrës së Agjencisë Amerikane të Zhvillimit (DFC), në Beograd, është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara duan rezultate nga marrëveshja për normalizimin ekonomik.

“SHBA-ja dëshiron të arrijë një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit që do të pajtoheshin të dyja palët. Ne nuk mund të imponojmë një zgjidhje që do të jetë e përhershme, por duhet të vijë nga të dyja anët, të jetë në interesin e tyre dhe do të ketë kompromise nga të dyja palët”, transmeton klankosova.

Serbia and Kosovo normalise economic ties after White House talks | Euronews

“Normalizimi ekonomik nuk është një konkurrencë me BE-në, por hapi që kemi ndërmarrë është një hap shtesë për atë që po ndodh tashmë në Bruksel dhe Bashkimi ka përparësi në çështjet politike”, ka thënë Godfrey, shkruan Danas.