75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan takohet me komandantin e FSK-së, flasin për ushtrinë

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në vizitë  Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, Filip Kosnet.

Gjeneral Rama falënderoi Ambasadorin për mbështetjen amerikane në të gjitha fazat, dhe e siguroi Ambasadorin se FSK-ja do të vazhdoj të jetë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe kredibile.

Bashkërisht diskutuan lidhur me procesin e ndërtimit gradual të aftësive të reja bazuar në misionin e ri. 

Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdoj edhe më tej, në ndërtimin e një Force profesionale, të edukuar dhe trajnuar me standarde më të larta, për të qenë kontribuues i sigurisë në vend dhe rajon. 

FSK-ja është faktor stabiliteti dhe do të vazhdoj të operoj në koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare. 

 FSK-ja është institucion me vlera dhe si i  tillë do të zhvillohet më tej bashkërisht me NATO-n dhe SHBA-të./Indeksonline/