15:59 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori britanik: I dashur Zot, shpresoj të kualifikohet Anglia dhe Kosova

Përfaqësuesja kosovare do të jetë në grup të njejtë me Anglinë për eliminatoret e Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Përveç këtyre dy skuadrave, në grupin A, janë të vendosura edhe Mali i Zi, Çekia dhe Bullgaria.

Në lidhje me shortin e hedhur sot në Dublin, ka reaguar edhe ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, transmeton IndeksOnline.

O’Connell ka treguar se do ta mbështet Anglinë, por edhe Kosovën, teksa ka lutur Zotin që të kualifikohen të dyja.

”I dashur Zot, unë shpresoj se të dyja do të kualifikohen..”, shkroi O’Connell./IndeksOnline/