22:29 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ambasadori Delawie: Presim që ratifikimi i demarkacionit të nis këtë javë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara  të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i lumtur pas një fundjave me shumë festime që ka pasur në Kosovë për nder të 10 Vjetorit të Pavarsisë.

Delawie përmes një shkrimi në rrjetin social në twitter ka thënë se presin që ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi të fillojë në këtë javë që po nis, transmeton Indeksonline.

“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne presim një dekadë të radhës të përparimit, që nis këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Delawie.

Ndryshe, Qeveria nesër do të mbajë dy mbledhje lidhur me çështjen e demarkacionit,  ku pritet që fillimisht të tërheqin projektligjin e kësaj marrëveshje pastaj të procedoj atë me ankes-marrëveshje në Kuvend./Indeksonline/