11:36 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman në Serbi: Shpejtësia e anëtarësimit në BE, varet nga vetë Serbia

Serbia ka hapur dy kapituj të tjerë në negociatat për anëtarësimin në BE, duke bërë një total prej 12 kapitujve të hapur,  dhe kjo tregon një dinamikë të mirë, thotë ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman duke shtuar se shpejtësia e Bashkimit, varet nga Serbia,transmeton Indeksonline.

“Shkalla e progresit drejt BE-së është përcaktuar nga Serbia, ritmin e procesit të reformës, por thelbi i procesit ka të bëjë me forcimin e sundimit të ligjit. Ne do të vazhdojmë fuqishëm të mbështesim Serbinë në procesin e transformimit dhe shpresoj se ne së shpejti do të jemi në gjendje për të marrë hapa të mëtejshëm në procesin e anëtarësimit të Serbisë, në BE”,ka shtuar Ditman./Indeksonline/