16:09 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Ambasadori gjerman thirrje LDK-së që të rishqyrtojë edhe një herë inicimin e mocionit për votëbesim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të rishqyrtojë edhe njëherë nisjen e  mocionit për votëbesim.

Ai tha se LDK duhet të mbajë Qeverinë të qëndrueshme, për t’u përballur me sfidat, transmeton Indeksonline.

Ndryshe LDK ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë së partisë bënë të ditur se do të ngrisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës janë edhe vetë.

Por pritet që për pak minuta Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani të tregojë se çfarë është vendosur sot në mbledhjen e Kryesisë lidhur me zhvillimin e seancës së Parlamentit të Kosovës për këtë mocion mos-besimi të iniciuar nga LDK./Indeksonline/