21:15 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / SH F

Ambasadori i Kosovës ia dorëzon kredencialet Mbretit të Holandës

Ambasada e Kosovës në Holandë, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se ambasadori i Kosovës i ka dorëzuar kredencialet e tij, tek Mbreti i Holandës.

Në njoftim thuhet se sot, ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë, Dren Doli, ia ka dorëzuar kredencialet e tij, Mbretit të Holandës, Lartmadhërisë së Tij, Willem-Alexander në pallatin Noodeinde.

“Dorëzimi i kredencialeve nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Dren Doli tek Mbreti i Holandës, Lartmadhëria e Tij, Willem-Alexander në pallatin Noordeinde, Hagë 26 janar 2022”, thuhet në njoftim.