00:04 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, emri dhe data e emërimit (dokument)

Faruk Ajeti do të jetë ambasador i ri i Kosovës në Gjermani. 

Indeksonline ka siguruar dokumentin që tregon se Ajeti do të akreditohet në këtë pozicion pas një jave. 

Faruk Ajeti do të pasojë Beqë Cufajn në këtë detyrë.

Për emërimin e tij ka folur edhe ministrja Donika Gërvalla.

“Faruk Ajeti ka shkuar në Gjermani dhe do të jetë ambasadori i ri atje. Është gjermano folës. Është studiues tepër i mirë i marrëdhënieve të jashtme dhe ka kryer studime në akademitë austriake.. Ka filluar punën e tij nga data 6 nëntor. I kemi dërguar kredencialet tek presidenti dhe nga ai moment do të përfaqësojë Kosovën atje”, thotë ajo.