14:44 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Ambasadori i SHBA-së poston një foto të Skënderbeut, ka një mesazh për ndotjen e ajrit

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka postuar në Twitter fotografinë e statujës së Skënderbeut me maskë.

Diplomati nga SHBA-ja përmes një mesazhi në ka thënë se qeveria duhet të marrë aksionet e duhura në mënyrë që ta adresojë këtë problem

“Ne e dimë si ndjehet ai. Ndotja e ajrit është një problem serioz në Kosovë. Shpresoj se qeveria do të ndërmarrë aksionet e duhura që ta adresojë”, shkruan Delawie derisa jep edhe lidhjen ku mund të kontrollohet cilësia e ajrit.