16:09 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Ambasadori Italian në Kosovë: Certifikimi duhet të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje

Edhe Ambasadori Italian në Kosovë Nicola Orlando, ka dalë me një deklaratë për gjendjen parazgjedhore në Kosovë.

“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare” ka bëtë të ditur Orlando pemës një postimi në Twitter.

Ambasadori italian ka thënë se procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.