08:52 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Ambasadori Lu uron shqiptarët për Vitin e Ri

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e Vitit të Ri.

“Të gjithë ne në ambasadën amerikane iu urojmë të gjithë miqve në Shqipëri një vit të ri plot shëndet dhe lumturi. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm. Le t’i përkushtohemi ndërtimit të një të ardhmeje më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurt për fëmijët tanë”, shkruan ambasadori amerikan në Tiranë.