14:26 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ambasadori O’Connell vendos mbishkrimin e 10 vjetorit të pavarësisë në foton e profilit (Foto)

Tashmë janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku sot edhe do fillohet me programet festive për nderë të kësaj feste.

Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim kësaj feste është krijuar një App në ‘Facebook’, ku ju mund ta ndryshoni foton e profilit tuaj, duke i vendosur edhe mbishkrimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton  Indeksonline.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, i cili është ndër miqtë dhe mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.

Ky gjest i tij është mirëpritur, ku komentues të shumtë kanë falënderuar atë  për këtë gjë./Indeksonline/