Ambasadorja e Kosovës bashkë me djelmoshat tanë, një ditë para ndeshjes

Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci-Sherifi i ka takuar futbollistët e kombëtares së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Përfaqësueja e shtetit kosovar i ka pritur lojtarët e kombëtarës, madje edhe e kanë publikuar një fotografi në stadium, në të cilën duket një atmosferë e mirë.
Kosova nesër zhvillon takimin kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për botëror me fillim nga ora 18:00.