17:07 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

Ambasadorja Kim: SHBA e konsideron Shqipërinë me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID!

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka cilësuar Shqipërinë si një vend me nivel të ulët të rrezikut të infektimit nga COVID.

Lajmin e ka publikuar ambasadorja Yuri Kim në rrjete sociala duke thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë.

” Që nga 7 qershori, CDC ka azhurnuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i ulët i COVID-19″. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan Kim.