20:00 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

American Express pezullon të gjitha operacionet në Rusi dhe Bjellorusi

American Express Co tha të dielën se ka pezulluar të gjitha operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, duke iu bashkuar një numri të madh të korporatave perëndimore për të bojkotuar biznesin atje shkaku i pushtimit të Ukrainës.

“Në sulmin e vazhdueshëm dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës, American Express po pezullon të gjitha operacionet në Rusi”, tha kompania e kartave të kreditit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

“Ne po përfundojmë gjithashtu të gjitha operacionet e biznesit në Bjellorusi”, tha American Express, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

American Express ndjek homologët amerikanë Visa Inc dhe Mastercard Inc, të cilat njoftuan pezullim të operacioneve të tyre ruse një ditë më parë, si dhe kompaninë e pagesave PayPal Holdings Inc.

American Express tha se kartat e saj të lëshuara globalisht nuk do të funksionojnë më në Rusi.

Kompania tha se tashmë ka pezulluar marrëdhëniet e saj me bankat ruse të prekura nga sanksionet e SHBA dhe ndërkombëtare./Indeksonline/