16:22 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Amerika e arreston një person se gënjeu që ishte veteran lufte, Kosova të marrë shembull

Edward Louis Liroff, një person nga Amerika është arrestuar pasi që paraqitej si veteran i ushtrisë amerikane. Ai madje pretendoi se ka fituar më shumë se 20 medalje në ushtri.

Policia e St Luouis e ka arrestuar dje Liroff pasi kishte zbuluar se i njëjti ka aplikuar si veteran me një formular mashtrues.

Në formularin gënjyes, Liroff deklaroi se ai shërbeu në ushtrinë amerikane nga viti 1988 deri në 2004, shkruan Indeksonline.

Pas hetimeve të para është zbuluar se ai kurrë nuk kishte qenë veteran lufte dhe se gjykata pritet ta dënoi me burg.

Raste të tilla ka mjaft në Kosovë dhe se masa të tilla duhej të merreshin edhe në vendin tonë./Indeksonline/